AAK demanton njoftimet për koalicion me Vetëvendosjen në Kaçanik

KaçanikPostuar: 11:02 / 13.11.2017

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar sot qytetarët e komunës së Kaçanikut dhe opinionin e gjerë se lajmet e dhëna në medie të ndryshme, rreth koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë janë të pavërteta dhe të plasuara me qëllim për të shkaktuar huti tek anëtarësia jonë, transmeton Koha.net.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka asnjë marrëveshje për të përkrahur kandidatin e VV-së në garën për balotazh në këtë komunë.

Për çdo marrëveshje eventuale qytetarët e Kaçanikut do të njoftohen me kohë, thekson komunikata.

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.