Asfaltohen rrugët në fshatin Nikaj të Kaçaikut

KaçanikPostuar: 10:02 / 03.09.2018

Realizimi i projekteve kapitale në Komunën e Kaçanikut është duke u zhvilluar sipas dinamikës së planifikuar. Është bërë asfaltimi i rrugës në fshatin Nikaj në kuadër të projektit “ Ndërtimi i rrugëve në fshatin Nikaj”.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, vendpunishten e vizitoi Nënkryetari i Komunës Ylber Bajra dhe Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani.

Nënkryetari Bajra uroi banorët për asfaltimin e rrugës, ndërsa shtoi se të gjitha projektet që janë duke u realizuar kanë për qëllim mirëqenien qytetare dhe lehtësimin e qarkullimit.

Nënkryetari Bajra tha se investimet kapitale janë duke u realizuar në çdo lagje e fshat të Kaçanikut, ndërsa vlerësoi rregullimin e infrastrukturës rrugore, sepse investimet e këtilla kanë rëndësi të shumëfishta për banorët.

Projekti “ Ndërtimi i rrugëve në fshatin Nikaj”, ka kushtuar 25 mijë e 682 euro, mjete të ndara nga buxheti komunal. Rruga ka edhe trotuarin, i cili do të siguroj qarkullimin e këmbësorëve e sidomos të fëmijëve që vijojnë mësimin. /InfoKomuna/