Asfaltohet rruga afër stacionit të autobusëve në Kaçanik

KaçanikPostuar: 10:01 / 25.08.2017

Në kuadër të projektit “Asfaltimi dhe rregullimi i rrugëve lokale” financuar nga Komuna e Kaçanikut, tashmë është asfaltuar rruga afër stacionit të autobusëve në Kaçanik.

Në këtë projekt janë paraparë edhe shumë projekte tjera të vogla, që do të ndihmojnë në rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve lokale në Komunën e Kaçanikut.