Dëme të mëdha nga reshjet e shiut, komuna merret me sanimin e tyre (Foto)

KaçanikPostuar: 11:14 / 05.02.2018

Dëmet në Komunën e Kaçanikut janë të mëdha pas reshjeve të shiut. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, që nga dita e shtunë, në vazhdimësi është në terren për të parë nga afër dëmet dhe për të shikuar mundësitë e intervenimeve në bazë të kapaciteteve komunale.

Komuna e Kaçanikut përmes ekipeve në terren vazhdimisht është duke punuar në pastrimin e hapësirave të cilat janë prekur nga këto vërshime, transmeton InfoKomuna.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani, tha se Bulveardi “Ismajl Raka” është pastruar, por megjithatë ende vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të disa bllokadave të krijuara në kanalet nëntokësore.

Gjendje e vështirësuar paraqitet edhe në lagjen “Kukaj”, ku dëmet konsiderohen të mëdha, ndërsa ekipi nga Kompania e Kontraktuar nga Komuna e Kaçanikut, ekipi nga Kompania “Bifurkacioni” si dhe ekipi nga kompania “Bechtel Enkea” janë duke punuar në vazhdimësi. Dëme janë shkaktuar edhe në disa fshatra të Komunës së Kaçanikut.

Komuna po ashtu ka krijuar një komision për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe për të nxjerrur edhe një raport mbi këto dëme. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Muharremaj flet për vizitën zyrtare në Slloveni 10:36 / 21.05.2018 Në mbledhjen e Këshillit me drejtorë komunalë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pasi është informuar nga raportimet e drejtorëve për punën që kanë bërë gjatë javës, më pas ka fol për vizitën zyrtare që ka pas në...
VitiKomente: 0 Haliti inspekton punimet në infrastrukturë 09:29 / 21.05.2018 Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë të dielën ka inspektuar punimet në ndërtimin e tribunave të fushës sportive, në fshatin Gërmovë, por edhe punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore...