Diskutohet projektligji për mbrojtjen e fëmijëve në Kaçanik

KaçanikPostuar: 12:28 / 18.05.2018

Përmes një tryeze diskutimi në Kaçanik sot është diskutuar projektligji për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo tryezë është organizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe Save the Children dhe me Rrjetin e OJQ-ve Avonet si dhe me Komunën e Kaçanikut.

Në takim u diskutuan problemet e ndryshme me të cilat ballafaqohen fëmijët e komunës sonë. Kushtrim Kaloshi nga ATRC foli për projektligjin, duke shtuar se ky ligj do të plotësohet dhe do të përcillet për në Kuvend.

Në takim diskutoi edhe drejtori i Administratës Komunale Festim Neziraj i cili vuri në pah mundësitë dhe rëndësinë e këtij ligji në nivel komunal.

Nga ana tjetër Drejtori i Qendrës për Punë Sociale Xhelal Gashi foli për problemët me të cilat ballafaqohet kjo qendër me theks strehimin 24 orësh. Ai foli edhe për rolin e qendrave në mbrojtjen e fëmijëve.

Kjo tryezë kishte për qëllim që të mbledhë akterët e rëndësishëm komunal si anëtarë të kuvendit, zyrtarë gjegjës në ofrimin shërbimeve për fëmijë, drejtor shkollash dhe arsimtarë, përfaqësues nga shoqëria civile, për të diskutuar për të drejtat e fëmijëve në përgjithësi. /InfoKomuna/