Edhe në Komunën e Kaçanikut do të shënohet 11 Shtatori

KaçanikPostuar: 10:59 / 04.09.2018

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim Kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepi si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Gjeneral Fadil Kodra.

Në këtë takim u bë e ditur se me rastin e shënimit të 11 Shtatorit, në Komunën e Kaçanikut do të organizohet një ekspozitë në Parkun e Qytetit me 07 Shtator 2018 (e hënë), duke filluar nga ora 11:00, në nderim dhe respektim të qytetarëve Amerikan të rënë me 11 Shtator 2001.

Kryetari Ilazi falënderoi organizatorët që kanë përzgjedhur Komunën e Kaçanikut për shënimin e kësaj dite, duke shtuar se qytetarët e kësaj ane çdo herë mbeten falënderues me popullin amerikan dhe do të solidarizohen në raste të vështira.

Takimin e përshëndeti edhe Nënkryetari Ylber Bajra, i cili shprehu gatishmërinë e Komunës së Kaçanikut për të bashkëpunuar dhe për të bashkërenduar aktivitetet. /InfoKomuna/