Ekzekutivi diskuton për punët dhe aktivitetet javore në Kaçanik

KaçanikPostuar: 12:12 / 22.07.2019

Në mbledhjen e fillimjavës të ekzekutivit komunal të Kaçanikut, udhëhequr nga nënkryetari Ylber Bajra, u diskutuan punët dhe aktivitetet javore si dhe planifikimet për javën që sapo kemi nisur.

Drejtoria e Shërbimeve Publike bëri të ditur se edhe në javën që lamë pas, janë realizuar shumë punë në kuadër të projekteve kapitale të planifikuara për realizim për vitin 2019.

Punimet kanë vazhduar sipas projektit “Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës “Agim Bajrami”-largim i shtresës së epërme të asfaltit, rregullim i rrjetit të ujësjellësit, vendosja e skajoreve dhe dizajnimi i peronave dhe platosë te stacioni i autobusëve, finalizimi i punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës në fshatin Bob”- punim i shtratit të përroskës në lagjet "Zeneli" dhe "Çaka", vazhdim i punimeve në projektin “Ndërtimi rrugëve në fshatin Ivajë”-rregullimi dëmtimeve në rrugën kryesore dhe rregullimi i rrugicës “Beteja e Ivajës”.

Punimet kanë vazhduar edhe në projektet tjera: “Rregullim i rrugëve në fshatin Gajre”, vazhdim i punimeve në projektin “Ndërtim i trotuarit në fshatin Bajnicë”-faza II-të, në projektin “Ndërtimi i urës në fshatin Kovaqec”-projekt me financim nga MI-ja, ndërsa është vazhduar në implementimin e projektit “Ndërtim i kanalizimeve fekale dhe atmosferike” ku është punuar në segmentin e kanalizimit fekal në Kaçanik të Vjetër.

Në takim u prezantuan edhe punët dhe projektet tjera komunale të realizuara gjatë javës së kaluar si dhe planifikimet e drejtorive për javën që sapo kemi nisur.  /InfoKomuna/

FerizajKomente: 0 Ndihmohen 150 familje me dru për ngrohje në Ferizaj 15:29 / 12.12.2019 Konform vendimit të Kuvendit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, sot ka shpërndarë një sasi të madhe masë drusore për 150 familje në gjendje të rëndë ekonomike.