Ekzekutivi i Kaçanikut diskuton për fazën finale të disa projekteve

KaçanikPostuar: 10:45 / 25.03.2019

Ekzekutivi Komunal i Kaçanikut mbajti mbledhjen e fillimjavës, në të cilën u shpalosën aktivitetet komunale të realizuara gjatë javës së kaluar si dhe planifikimet e javës që sapo kemi filluar.

Drejtoria e Shërbimeve Publike bëri të ditur se janë duke vazhduar përgatitjet në projekte të shumta infrastrukturore, inicimi i procedurave të nevojshme, për fillimin e shumë projekteve kapitale, që synim parësorë kanë mirëqenien qytetare.

Procedura të nevojshme për fillimin e projekteve janë duke u zhvilluar edhe në projektet “Renovimi i Infrastrukturës shëndetësore”, përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për renovimin e sallës për qendër rinore në Shtëpinë e Kulturës, inicimi i procedurave në projektet “ Ndërtimi i rrugëve në fshatin Biqec, “Ndërtimi i rrugëve në fshatin Begracë”, “Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve në fshatin Glloboqicë” etj.

Në takim ekzekutivi komunal shprehu përkushtimin në përgatitjet dhe organizimin e përvjetorëve jubilarë në Kaçanik të luftës së fundit në Kosovë.  /InfoKomuna/