Ekzekutivi komunal i Kaçanikut njoftohet për realizimin e projekteve të 2017-ës

KaçanikPostuar: 13:40 / 11.12.2017

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe nënkryetari Remzi Elezi, u njoftuan sot me dinamikën e punëve dhe aktiviteteve të tjera komunale në mbledhjen e fillimjavës të ekzekutivit komunal.

Shumë projekte kapitale komunale të parapara për realizim gjatë vitit 2017 tashmë kanë përfunduar, transmeton InfoKomuna.

Punimet kanë përfunduar në rrugën “Riza Neziraj” në fshatin Vatë e Epërme, ndërsa në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut” është bërë shtrimi me asfalt në rrugën “Voskopoja”, dhe një pjesë në rrugën “Mejdi Dalloshi”.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca poashtu njoftoi se Komisioni i Përkohshëm për Vlerësimin e Dëmeve, ka dalur në terren dhe është duke e kryer detyrën në vlerësim të dëmeve nga reshjet e fundit.

Në takim u bë e ditur se Komuna e Kaçanikut javën që shkoi ka ndihmuar 11 familje me ndihmë momentale. /InfoKomuna/