Fillon implementimi i disa projekteve në fshatrat e Kaçanikut

KaçanikPostuar: 16:18 / 05.10.2017

Kanë filluar punimet në dy projekte të rëndësishme për mirëqenien qytetare, te banorëve të lagjeve Dallosh dhe Kovaç në Doganaj, projekti “ndërtimi i urës mbi lumin Lepenc në Lagjen Dallosh” si dhe “ndërtimi i shtratit të Përroit në lagjen Kovaçi në Soponicë”.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, vendpunishten e vizitoi Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë. Kryetari Ilazi tha se këto dy projekte do të jenë jetike për banorët e kësaj ane. Kryetari tha se përmes ndërtimit të urës në Lagjen Dallosh do të bëhet lidhja e dy fshatrave Soponicë dhe Doganaj, ndërsa do të lehtësohet edhe qarkullimi i banorëve si dhe nxënësve që kalojnë në këtë anë për të shkuar deri tek shkolla. Kryetari më tutje shtoi se projekti tjetër “ndërtimi i shtratit të Përroit në lagjen Kovaçi në Soponicë”.

Do të ndikoj në krijimin e kushteve më të mira të sigurisë për banorët, sepse do të bëhet edhe parandalimi i fatkeqësive në rast të rritjes së nivelit të ujit apo vërshimeve . Projekti i ndërtimit të urës në Lagjen Dallosh do të kushtoj 56 mijë e 446 euro, ndërsa projekti i rregullimit të përroit në lagjen Kovaç do të kushtoj 17 mijë e 777 euro, të gjitha këto mjete të ndara nga buxheti komunal i Kaçanikut.