Gjendet trupi i pajetë i policit të dytë të zhdukur, Armend Trena

KaçanikPostuar: 17:13 / 07.05.2018

Nga njësitë e kërkim shpëtimit u gjet trupi i pa jetë i policit Armend Trena.

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 16:50, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pa jetë  të policit Armend Trena.
Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi kishin rënë më 28 prill në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanit. Trupi i Malsor Dashit ishte gjetur para 5 ditësh, përderisa trupi i Armend Trenës u gjet gjatë ditës së hënë. /InfoKomuna/