Ilazi njoftohet me zhvillimet komunale nga ekzekutivi komunal

KaçanikPostuar: 15:28 / 20.08.2018

Në kuadër të raportimeve të përjavshme komunale, Kryetari Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bajra, u njoftuan me ecurinë e zhvillimeve të projekteve dhe aktiviteteve komunale në mbledhjen e fillimjavës.

Drejtoresha për shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, bëri të ditur se për nderë të festës së Kurban Bajramit nën përkrahjen e Kryetarit Ilazi do të shpërndahen disa pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

Ekzekutivi komunal në mbledhjen e mëngjesit, uroi të gjithë qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke u dëshiruar shëndet e harmoni familjare si dhe sofrat plot begati.