Kaçanik, 344 mijë euro për ndërtimin e objektit për banim social

KaçanikPostuar: 15:13 / 02.11.2017

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, vizitoi vendpunishten e ndërtimit të objektit për banim social në Kaçanik të Vjetër, ku nga afër inspektoi punimet.

Kryetari Ilazi vlerësoi këtë projekt si njërin ndër projektet më të rëndësishme kapitale, që drejtpërsëdrejti do të ndihmoj familjet me gjendje të rëndë ekonomike, që nuk kanë strehim të përhershëm, raporton InfoKomuna.

Kryetari tha se pas betonimit të pllakës së parë, punimet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar dhe pa ndonjë problem të theksuar.

Projekti “Ndërtimi i objektit për banim social” do të ndërtohet me epazhitet p +5 ndërsa do të kushtojë 343 mijë 974, projekti i financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Kaçanikut. /InfoKomuna/