Kaçanik: Ecuria e realizimit të projekteve sipas planifikimit

KaçanikPostuar: 11:53 / 13.07.2017

Ndriçimi publik, rregullimi i trotuareve, urave, ndërtimi i tri shkollave dhe renovimi i disa të tjerave, asfaltimi i rrugëve lokale, rregullimi i ujësjellësit dhe kanalizimit, rregullimi i infrastrukturës shëndetësore si dhe investimet në bujqësi, zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë sportive, janë duke u realizuar në kuadër të shumë projekteve kapitale në Komunën e Kaçanikut.

Të gjitha këto projekte po implementohen nga buxheti komunal, nga ministritë përkatëse si dhe nga donatorë të tjerë, të cilët kanë vlerësuar performancën komunale, transmeton InfoKomuna.

Rrugët e Komunës së Kaçanikut janë shëndrruar në arenë të punimeve dhe investimeve kapitale komunale.

Në mesin e këtyre investimeve është edhe asfaltimi i rrugës në fshatin Gjurgjedell, me gjatësi 6 kilometra te përfshira edhe lagjet, projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, tha se përmes realizimit të këtij projekti banorëve të kësaj ane do të ju krijohen kushte më të lehta për banim dhe do të parandalohet emigrimi nga kjo anë.

Edhe rruga Glloboçicë-Gorancë është asfaltuar nga financimi i Ministrisë së Infrastrukturës. Kryetari Ilazi tha se veçanta e këtij projekti është se kjo rrugë do të lidhë me një rrugë të vetme dy pikat kufitare me Maqedoninë me Shkupin e Tetovën. Rrugët janë asfaltuar edhe në Lagjen Neziraj si dhe dy rrugë në Kaçanik të Vjetër, rruga “Çlirimtarët” dhe rruga “Anton Çeta”, si dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Koxhaj.

Në mesin e këtyre investimeve është asfaltuar rruga në Lagjen Kodrali në Glloboçicë, faza e dytë e projektit ku janë asfaltuar 530 m rrugë, të gjitha këto projekte janë të realizuara nga të hyrat vetanake komunale si dhe nga buxheti komunal në përgjithësi.

Në mesin i investimeve kapitale, nuk është lënë anash as siguria e qytetarëve. Pjesa e parë e projektit të kamerave, është mbështetur financiarisht nga fondet e Bashkimit Evropian përmes UNMIK-ut, mbikëqyrur nga zyra për mbikëqyrjen e projekteve UNOPS. Projekti ka kushtuar 33 mijë euro, kurse pjesa e dytë e projektit që ka filluar të realizohet do të financohet tërësisht nga Komuna e Kaçanikut dhe do të kushtoj 18 mijë e 789 euro. Punime me intensitet të shtuar janë duke u zhvilluar edhe në projektin “Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatrat: Elezaj, Duraj, Gabrricë, Prushaj, Gërlicë, Bajnicë si dhe Doganaj ( lagjet Lush, Dedaj, Gjoklar, Koxhaj, Gabrricë, Sokol, Rakaj dhe Berishë)”.

Nga ana tjetër projektet e tjera kapitale janë në vlugun e punimeve, përkatësisht në fazën finale kanë hyrë punimet edhe në projektin e Ndërtimi i trotuarit në Dushkajë dhe ndriçimi publik në lagje të qytetit, projekt i financuar nga DEMOS dhe Komuna e kacanikut. Projekti në tërësi do të kushtojë 122 mijë 466 euro, ndërsa në këtë shumë DEMOS ka ndarë 74 mijë e 95 euro, kurse komuna ka ndarë 48 mijë e 370 euro, mjete të tubuara nga qytetarët që kanë dhënë kontributin e tyre në drejtim të pagesës së tatimit në pronë. Në bashkëpunim me DEMOS-in janë ndërtuar edhe dy ura për këmbësor mbi lumin Nerodime.

Punimet me intensitet të shtuar janë duke vazhduar edhe në projektet kapitale Asfaltimi i rrugës “Tefik Raka”, Stadium i Futbollit në Stagovë- ku punët kanë hyrë në fazën finale, ka filluar shtruarja e barit artificial, ndërsa punimet kanë vazhduar në rrugën e lagjes Kovaç- Topojan, kanalizimi në Doganaj- Elezaj. Ndërsa në fazën përfundimtare të kryerjes së procedurave administrative janë edhe dhjetëra projekte të tjera që pritet të fillojnë së shpejti.
/InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.