Kaçaniku mbledh 562 mijë euro të hyra vetanake

KaçanikPostuar: 13:45 / 13.11.2017

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, udhëhoqi mbledhjen e fillimjavës, në të cilën u njoftua për aktivitetet, projektet dhe punët administrative komunale për javën që sapo lamë pas.

Komuna e Kaçanikut vazhdon traditën e suksesshme për inkasimin e të hyrave vetanake, mjetet në vazhdimësi po përdoren në realizimin e projekteve që po ndërtojnë mirëqenien qytetare.

Në takim u bë e ditur se Komuna e Kaçanikut është duke vazhduar traditën e suksesshme të mbledhjes së të hyrave vetanake, raporton InfoKomuna.

Sipas raportit të Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, për periudhën janar-tetor 2017 janë inkasuar gjithsej 562,755.45 euro, apo 70 % e planifikimit vjetor për inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë.

Nga pagesa e tatimit, në vazhdimësi po përfitojnë qytetarët e komunës, ku këto mjete po kthehen në realizmin e shumë projekteve që po rregullojnë mirëqenien qytetare.

Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, kanë filluar punimet edhe në projektin “Ndërtimi i rrugës në Lagjen Neziraj” rruga “Rizah Neziaj”.

Punimet poashtu kanë filluar dhe në projektin “Sinjalizimi horizontal dhe vertikal në rrugët e Komunës së Kaçanikut”.

Nga ana tjetër, punimet janë duke vazhduar në dhjetëra projekte kapitale të financuara nga buxheti komunal dhe nga ministritë e ndryshme, që kanë për qëllim rregullimin e mirëqenies qytetare./InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...