Kaçaniku përfiton 84 mijë euro nga MAPL dhe DEMOS

KaçanikPostuar: 15:04 / 03.04.2018

Komuna e Kaçanikut, si rezultat i performancës së mirë komunale të treguar gjatë vitit 2016, ka përfituar një grant prej 84.138.00 euro nga MAPL dhe projekti zviceran DEMOS.

Sipas drejtorit për Ekonomi, Financa she Zhvillim, z. Bahri Selimi, Komuna ka arritur të plotësojë parakushtet për kualifikim dhe ka përfituar një grant në vlerë prej 84,138,00 euro, mjete këto të cilat do të shfrytëzohen për përmirësimin e vazhdueshëm të hapësirave publike.

Në takim, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, njoftoi për rrjedhën e punimeve për ndriçimin publik, projektin e ndërtimit të rrugëve në fshatrat Kovaçec, Kaçanik i Vjetër, Bajnincë, Duraj, Gabrricë, Elezaj dhe Koxhaj.

Në takim është thënë se tani më kanë përfunduar punimet në hartimin e paramasës dhe parallogarisë për rregullimin infrastrukturor në fshatin Bob.

Drejtori i sektorit të bujqësisë njoftoi se MBPZhR ka vazhduar afatin për aplikim për subvencione deri më 13 prill. Në ndërkohë, është përgatit projekti për kanalin e ujitjes në fshatin Dubravë. /InfoKomuna/