Komuna dhe Këshilli i Bashkësisë Islame thellojnë bashkëpunimin

KaçanikPostuar: 13:29 / 04.12.2017

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi priti në një takim kryetarin e Bashkësisë Islame në Kaçanik, Menduh Rexha dhe stafin e tij.

Kryetari Ilazi rikonfirmoi bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve edhe në mandatin e ri qeverisës.
Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e KBI në Kaçanik, i uruan Kryetarit Ilazi marrjen e mandatit të ri qeverisës si kryetar Komune, ndërsa e falënderuan atë për bashkëpunimin e sinqertë dhe të mirëfilltë deri më tani. /InfoKomuna/