Komuna e Kaçanikut i jep mirënjohje drejtoreshës për Shëndetësi, Diana Rekës

KaçanikPostuar: 15:31 / 13.08.2021

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, nderoi me mirënjohje drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, e cila tashmë zyrtarisht ka përfunduar mandatin si drejtoreshë e kësaj drejtorie.

Kryetari Ilazi e falënderoi atë për punën dhe angazhimin e saj në këtë dikaster, duke i dëshiruar punë të mbarë në angazhimet e reja.

Edhe drejtoresha Diana Reka, u shpreh e kënaqur dhe falenderuese për bashkëpunimin e ndërsjellë, ndërsa uroi që në shëndetësi të ketë në vazhdimësi projekte dhe aktivitete të mira.

Ajo në të njejtën kohë falënderoi stafin udhëheqës dhe mjekësor në QKMF si dhe stafin në QPS për punën dhe bashkëpunimin korrekt.

Drejtoresha Diana Reka shërbeu si udhëheqëse e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kaçanik që nga muaji mars i vitit 2015.