Komuna e Kaçanikut kërkon kompensimin e dëmit gjysmë milionësh nga “Bechtel Enka”

KaçanikPostuar: 09:48 / 07.02.2018

Dy ditë pas vërshimeve Komuna e Kaçanikut ka dalë me një raport të përafërt rreth dëmeve, shkaktuar nga moti.

Vlerësimet e para dalin me shifrën prej më shumë se gjysmë milioni euro, në parcela bujqësore, shtëpi banimi, vetura, hapësira publike etj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Udhëheqësit e Komunës kanë akuzuar kompaninë “Bechtel Enka” me arsyetimin se zhavorri i punimeve në autostradë është bartur nëpërmjet përroit të Rakocit, ndërkaq kërkojnë kompensim të dëmeve.

Gjithashtu Komuna ka kërkuar mbështetje edhe nga Qeveria e Kosovës derisa Komuna nuk ka ndonjë fond të veçantë për raste të tilla emergjente.

Besim Ilazi, kryetar i Kaçanikut, ka thënë se ka kërkuar një takim me udhëheqësit e kompanisë “Bechtel- Enka” dhe me përfaqësues nga Qeveria e Kosovës për gjetjen e një zgjidhjeje për kompensim.

PejëKomente: 0 Peja prej 4 muajsh pa inxhinier komunikacioni 11:21 / 18.10.2018 Drejtoria e Shërbimeve Publike e Pejës prej gjysmë viti ka mbetur pa inxhinier komunikacioni. Mungesa e tij vërehet edhe nëpër rrugët e qytetit, në të cilat në disa vende ka mospërputhje mes sinjalizimeve vertikale dhe horizontale të shënuara nga operatori.
PrishtinëKomente: 0 Vetëvendosje kërkon shkarkimin e bordit të Stacionit të Autobusëve 17:11 / 18.10.2018 Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media sot ka paraqitur keqpërdorimet që janë gjetur nga auditori i përgjithshëm për ndërmarrjen komunale “Stacioni i Autobusëve” dhe Trafikun Urban në Prishtinë, duke kërkuar nga kryetari i Prishtinës,...
FerizajKomente: 0 Kompanitë ndërtuese krijojnë deponi jashtëligjshëm në Ferizaj 10:59 / 18.10.2018 Kompanitë që merren me ndërtime të larta banesore në Ferizaj përveç kaosit urban vazhdojnë të shkaktojnë edhe telashe të tjera mjedisore, derisa ato shpeshherë po krijojnë deponi mbeturinash inerte në vende të ndryshme.