Komuna e Kaçanikut ndanë mbi 63 mijë euro për 13 projekteve kapitale

KaçanikPostuar: 12:07 / 21.08.2017

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, e nisi javën me takimin punues me ekzekutivin komunal, ku u diskutuan punët e javës që lamë pas, si dhe projektet dhe planet javore për javën që sapo kemi hyrë.

Kryetari Ilazi tha se rregullimi i mirëqenies qytetare është duke vazhduar me intensitet të madh, përmes implementimit të dhjetëra projekteve kapitale, të cilat po përfshijnë pothuajse çdo lagje e fshat të Kaçanikut, raporton InfoKomuna.

Drejtori i Ekonomisë, Financa dhe Zhvillimit Ekonomik Bahri Selimi, njoftoi se Komuna e Kaçanikut përmes drejtorisë së financave ka ndarë mjetet buxhetore në vlerë prej 63,257.22 euro për rregullimin dhe ndërtimin e disa rrugëve lokale në Komunën e Kaçanikut:

1- Asfaltimi i rrugës “Goca e Kaçanikut” Krahu II
2- Asfaltimi i rrugës “Martirët” Stagovë
3- Vazhdimi i trotuarit në fshatin Begracë 190 m
4- Sanimi i pjesëve të asfaltit të dëmtuar në zonën urbane dhe rurale
5- Shtrimi me kubëza të betonit të rrugës “Oso Kuka” Dubravë
6- Shtrimi i shtresës së asfaltit i “Urës së Hazirit” dhe
7- Shtrimi me kubëza betoni i rrugëve “Raif Krivanjeva” krahu I dhe II
8- Shtrimi me kubëza betoni i krahut të rrugës “Beteja e Kaçanikut”-Kaçanik
9- Ndërtimi i rrugës “Vëllezërit Dema” Bob
10- Ndërtimi i rrugës “ Faik Krasniqi” Dushkajë
11- Asfaltimi i rrugës “ Ramadan Xhokli” degëzimi Koxhaj
12- Asfaltimi i rrugës tek stacioni i autobusëve
13- “Ndërtimi i murit mbrojtës në rrugën “Tefik Raka”- Kaçanik.

Drejtori Selimi tha se këto mjete janë ndarë nga kategoria buxhetore “ rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve lokale në zonat urbane dhe rurale” nga programi buxhetor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa- Nënprogrami “Planifikimi i Zhvillimit Ekonomik”.

Në takim u diskutuan edhe çështje të tjera komunale si arsim, shëndetësi, shërbime publike, bujqësi e prokurim. /InfoKomuna/