Komuna e Kaçanikut përkrah aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

KaçanikPostuar: 15:50 / 10.09.2018

Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bajra, takuan ekzekutivin komunal në mbledhjen e fillimjavës, ku u njoftuan për punët dhe aktivitetet javore të Komunës së Kaçanikut.

Në takim u bë e ditur se janë në implementim e sipër shumë projekte kapitale, ndërsa projektet janë duke u implementuar sipas dinamikës së paraparë të punimeve.

Në këtë takim gjithashtu u konfirmua se Komuna e Kaçanikut do t’i bashkohet aksionit për pastrimin e mjedisit në Kosovë që do të mbahet më 15 Shtator, në nivel vendi.

Që nga data 15 shtator deri më 15 dhjetor komuna do t’i mobilizojë të gjitha resurset e nevojshme për organizmin e aksioneve të pastrimit. /InfoKomuna/