Komuna e Kaçanikut fituese e Grantit të performancës për vlerësimet e vitit 2017

KaçanikPostuar: 15:37 / 03.09.2018

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe nënkryetari Ylber Bajra, udhëhoqën mbledhjen e fillimjavës, ku u njoftuan për punët dhe aktivitetet javore komunale.

Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Buxhet Bahri Selimi, bëri të ditur se Komuna e Kaçanikut është përzgjedhur sërish fituese e Grantit të Performancës për vlerësimet e vitit 2017, nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe projekti DEMOS, bazuar në tre kriteret gjatë vitit 2017:

a) Raporti i Auditimit i Pamodifikuar,
b) Realizimi i Investimeve Kapitale mbi 75% te mjeteve buxhetore dhe
c) Arritja e marrëveshjes trepalëshe.

Përveç kushteve minimale Komuna e Kaçanikut ka treguar performancë të mirë në fushat siç janë Roli i Kuvendit si organ mbikëqyrës, Vlerësimi për qeverisje demokratike, vlerësimi për menaxhimin komunal si dhe vlerësimi për transparencë dhe integritet.

Kryetari Besim Ilazi përgëzoi stafin e administratës komunale për punën e palodhshme, në arritjen e sukseseve në rritjen e performancës komunale. Ditëve në vazhdim MAPL do të bëjë publike edhe shumën e përfituar të Grantit të Performancës si dhe detaje të tjera.

Kryetari Ilazi bëri të ditur se mjetet e fituara do të shfrytëzohen për rregullimin e mirëqenies qytetare.

Nga Grantet e Performancës së vitit 2016, mjetet janë duke u shpenzuar në zgjerimin e dy urave të qytetit dhe rregullim të trotuareve. Në takim u diskutuan edhe punët dhe aktivitetet e tjera komunale javore. /InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.