Komuna e Kaçanikut vazhdon investimet në arsim

KaçanikPostuar: 15:10 / 23.10.2019

Nxënësit e fshatrave Ivajë dhe Kovaqec së shpejti do të mësojnë në objekte të reja shkollore, njofton Komuna e Kaçanikut.

Sipas zyrtarëve komunalë, falë investimit komunal, është duke u ndërtuar objekti i ri shkollor në fshatin Ivajë, ku punimet tashmë kanë hyrë ne fazën e fundit, ndërsa në fshatin Kovaqec pas kryerjes së punimeve në objektin shkollor, janë duke vazhduar punimet në rregullimin e oborrit me infrastrukturën përcjellëse.

"Punime në objektin shkollor, janë duke u realizuar edhe në Shkollën e fshatit Bajnicë, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ku investimet janë orientuar kryesisht në izolimin e objektit në kuadër të efiçiencës së energjisë elektrike".

Vendpunishtet nga afër i vizitoi kryetari i Komunës Besim Ilazi së bashku me drejtorin për Arsim dhe Kulturë, Zahir Doda, të cilët uruan nxënësit dhe banorët e këtyre lokaliteteve për objektet e reja shkollore, ndërsa u shpreh përkushtimi i institucioneve komunale për rregullimin e infrastrukturës shkollore si parakusht për ngritje të cilësisë./InfoKomuna/

Viteve të fundit në Komunën e Kaçanikut janë duke u investuar miliona euro në ndërtimin e objekteve të reja shkollore, si nga Ministria e Arsimit poashtu edhe nga Komuna e Kaçanikut.