Kryetari Ilazi dhe drejtori Doda vizitojnë objektet shkollore që janë në ndërtim e sipër

KaçanikPostuar: 11:53 / 18.04.2018

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe drejtori i Arsimit në Kaçanik, Zahir Doda, vizituan objektet shkollore që janë në ndërtim e sipër në Fshatin Glloboqicë dhe Kovaqec.

Kryetari Ilazi u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve në këto objekte shkollore, duke shtuar se rregullimi i infrastrukturës shkollore është parakusht për ngritjen e cilësisë në arsim.

Ndërtimi i objekteve të reja shkollore në fshatrat Glloboqicë dhe Kaçanik të Vjetër është duke u mbështetur financiarisht nga Ministria e Arsimit, ndërsa objekti shkollor në fshatin Kovaqec është duke u ndërtuar nga mjetet komunale. /InfoKomuna/