Lekaj vizitoi pjesën autostradës Prishtinë-Shkup, ku u shemb dheu

KaçanikPostuar: 10:42 / 14.10.2017

Mbrëmë rreth orës 22:30, për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në austradën Prishtinë-Shkupit ka ndodhur një shembje e dheut në Kovaçec të Kaçanikut.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është informuar menjëherë dhe ka thënë se do të zbulohet shumë shpejt e vërteta e këtij rasti.

“Lekaj me të marrë informatat e para për rastin e rrëshqitjes së dheut në Kovaçec të Kaçanikut i ka vizituar personalisht për ta parë nga afër situatën”, thuhet në njoftimin për media.

Në njoftim thuhet se me të marrë informata shtesë për keqesimin e situatës, ministri Lekaj  menjëherë ka reaguar duke biseduar personalisht me familjet që janë të rrezikuara nga ky fenomen.

“Ministri Lekaj pas bisedës telefonike me familjarët që janë të përfshira nga kjo situatë është dakorduar që ata të evakuohen nga aty për t’u vendosur tek të afërmit dhe shumë shpejt për të dhënë zgjidhje për situatën.  Kjo do të ndodhë ditën e hënë ku do të konstatohet nëse kjo është si pasojë e punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” apo është diçka tjetër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/