MI: Rruga Kaçanik - Hani i Elezit nuk mbyllet sot për qarkullim, por nesër

KaçanikPostuar: 15:48 / 14.03.2018

Rruga Kaçanik - Hani i Elezit, segmenti te Fusha e Pajtimit u tha se do të mbyllet sot për dy orë për qarkullim. Ndërkaq Ministria e Infrastrukturës njofton se bllokimi i kësaj rruge do të bëhet nesër (e enjte)

"Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor se sapo është informuar nga Policia e Kosovës, që mjeti i cili ka qenë i përfshirë në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit nuk do të mund të tërhiqet sot, por ky segment rrugor do të jetë i mbyllur për qarkullim nesër (15.03.2018) nga ora 12:00 deri në ora 14:00, kur edhe pritet të bëhet tërheqja e automjetit", thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se rruga do të mbyllet për qarkullim përgjatë këtyre dy orëve, ngase aty do të përdoren mjete të rënda, të cilat do të bëjnë tërheqjen e mjetit të përfshirë në aksident.

"Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, ndërsa Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe do t’i orientojë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për rrugët alternative që mund të shfrytëzohen sa rruga kryesore të jetë e mbyllur për qarkullim".

Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës në çdo kohë!/InfoKomuna/