Ndihmohen 52 familje kaçanikase me pako ushqimore

KaçanikPostuar: 09:58 / 29.05.2018

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” udhëhequr nga Halil Kastrati, ka vazhduar aktivitetin e saj humanitarë edhe në Komunën e Kaçanikut. Kjo shoqatë ka ndihmuar 52 familje skamnore me pako ushqimore në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, përshëndeti këtë aktivitet, duke falënderuar shoqatën dhe udhëheqësin Kastrati, ndërsa uroi që ky aktivitet të jetë një fillim i mbarë për nismat e tjera humanitare në Kaçanik. /InfoKomuna/