Në Kaçanik implementohen projekte për të rinjtë

KaçanikPostuar: 14:45 / 06.11.2017

Komuna e Kaçanikut dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) përfunduan sot pesë projekte rinore në Kaçanik. Projektet kishin për qëllim realizimin e disa nismave për rregullimin e mirëqenies qytetare dhe promovimin e të lexuarit nga të rinjët në qytet.

Projektet që u realizuan ishin ‘Vitrina e Librit”, “Furnizimi i bibliotekës me tituj të rinj”, “Ndriçimi në Gjimnazin “Skenderbeu” në Kaçanik”, si dhe projektet “ Ulëse në Parkun e Qytetit dhe në Stacionin e Autobusëve”, transmeton InfoKomuna.

Projekti është realizuar përmes angazhimit të pesë ambasadorëve të rinjë të Komunës së Kaçanikut, ndërsa në implementim ishin të përfshirë mbi 100 të rinj kaçanikas.

Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, tha se realizimi i këtyre projekteve sado që simbolike qofshin, e kanë rëndësinë e vet, sepse paraqesin aktivizimin dhe vullnetin rinor për të ndryshuar qytetin me aktivitete në të mirë të shoqërisë në përgjithësi.

Projektet janë financuar nga Komuna e Kaçanikut dhe Forumi për Iniciativa qytetare./InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...