Nis asfaltimi i gjashtë rrugicave dhe rrugës deri te magjistralja në fshatin Nikaj

KaçanikPostuar: 14:24 / 24.10.2017

Gjashtë rrugica në fshatin Nikaj dhe rruga e fshatit deri tek magjistralja, tashmë kanë filluar të asfaltohen.

Për të përcjellur nga afër punimet, vendpunishten e vizitoi Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani.

Kryetari vlerësoi asfaltimin e këtyre rrugicave, që do të lehtësojnë jetesën dhe qarkullimin e banorëve të fshatit Nikaj, raporton InfoKomuna.

Asfaltimi i rrugicave në fshatin Nikaj është duke u realizuar në kuadër të projekteve komunale që do të kushton 18 mijë 193 euro, mjete të ndara nga buxheti komunal.

Ndërsa projekti i asfaltimit të rrugës nga magjistralja, është implementuar në kuadër të memorandumit të përbashkët të Komunës së Kaçanikut me Ministrinë e Infrastrukturës ku do të realizohen gjashtë projekte rrugore. /InfoKomuna/