Nis asfaltimi i rrugës “Hamëz Jashari” në Kaçanik

KaçanikPostuar: 09:53 / 28.09.2018

Ka nisur asfaltimi i rrugës “Hamëz Jashari” në Kaçanik, projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës. Vend punishten të enjten e vizituan përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës udhëhequr nga Zëvendësministri Rexhep Kadriu, si dhe nga Komuna e Kaçanikut Kryetari Besim Ilazi me bashkëpunëtorë.

Krerët institucional vlerësuan asfaltimin e kësaj rruge, e cila të krijoj lidhje të reja mes lagjesh dhe me magjistrale, ndërsa për të dy institucionet prioritet mbetet rregullimi i mirëqenies qytetare dhe krijimi i lehtësirave për qarkullim.

Sipas projektit, rruga “Hamëz Jashari” do të ketë gjatësinë 2284.4 metra, gjerësi 5 metra, ndërsa kosto e këtij projekti kap vlerën prej 389,781.55 euro, projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...