Nisin punimet në objektin e ri shkollor në fshatin Kovaqec

KaçanikPostuar: 10:59 / 04.10.2017

Në fshatin Kovaqec të Kaçanikut kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor, të Shkollës Fillore “Idriz Seferi”.

Për të përcjellur nga afër ecurinë e fillimit të punimeve, vendpunishten e vizitoi Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, raporton InfoKomuna.

Kryetari tha se ky është një projekt i financuar nga buxheti komunal, duke shtuar se ky objekt do të ndërtohet sipas standardeve më moderne të arsimit.

Kryetari Ilazi tha se edhe më tutje vazhdon të mbetet prioritet i komunës rregullimi i infrastrukturës shkollore, si një parakusht për ngritjen e cilësisë në arsim. Edhe banorët e kësaj ane, u ndanë të kënaqur me fillimin e implementimit të këtij projekti, ku do të krijohen kushtet më të mira të mundshme për nxënësit që vijojnë mësimin në këtë shkollë. /InfoKomuna/