Nxënësit e Kaçanikut arrijnë suksese në garat e diturisë në nivel republikan

KaçanikPostuar: 10:30 / 16.07.2019

Nxënësit nga Komuna e Kaçanikut kanë arritur rezultate të lata në Garat e Diturisë në nivelin republikan, duke marrë edhe vendet e para, të dyta dhe të treta.

Kjo garë është mbajtur me datë 12.07.2019, ne Prishtinë (kampusi i Kolegjit AAB), organizuar nga Koordinatori Nacional për Rini.

Emrat e nxënësve fitues sipas shkollave, klasave dhe lëndëve:

SHFMU “Emin Duraku” Kaçanik
1. Hëna Jakupi kl.III Gjuhë shqipe vendi i tretë
2. Selman Bela kl.VI Matematikë vendi i tretë
3. Dea Lika kl.VII Gjuhë angleze vendi i tretë
4. Çiltrim Zeneli kl.VII Matematikë vendi i tretë
5. Anastasia Vantaraki kl.VII Biologji vendi i tretë
6. Diellza Jakupi kl.VII Fizikë vendi i tretë
7. Shpat Bulica kl.VIII Fizikë vendi i dytë
8. Flaka Krivanjeva kl.IX Gjeografi vendi i tretë
9. Urata Krivanjeva klasa IX Fizikë vendi i parë

SHFMU “Idriz Seferi”
1. Floarsa Berisha klasa VII Gjuhë shqipe dhe letërsi - vendi i parë
2. Diana Dema klasa IX Gjuhë shqipe dhe letërsi - vendi i parë
3. Aurora Ahmeti klasa VII Histori - vendi i dytë

SHFMU”Nazmi Osmani” Elezaj
1. Kadri Osmani klasa IX Kimi- vendi i dytë. Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës në Kaçanik i uron nxënësit për arritjet e tyre, duke u dëshiruar suksese të mëtejme. /InfoKomuna/