Publikohet hulumtimi "Siguria në shkollat e qytetit të Kaçanikut”

KaçanikPostuar: 11:30 / 19.03.2019

Përfaqësues të institucioneve komunale, drejtori i Arsimit dhe Kulturës Zahir Doda, përfaqësues të Stacionit të Policisë në Kaçanik, drejtor shkollash, përfaqësues të këshillit të prindërve u takuan për të diskutuar në përgjithësi për gjendjen e sigurisë në shkollat e Komunës së Kaçanikut.

Në këtë takim u publikua edhe raporti i hulumtimit “Siguria në shkollat e qytetit të Kaçanikut”, realizuar nga Stacioni Policor në Kaçanik.

Ky hulumtim është bërë me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të sigurt, largimin e dukurive negative dhe ngritjen e besueshmërisë dhe kënaqshmërisë së punës policore në përgjithësi.

Në këtë hulumtim janë dhënë edhe disa rekomandime, ku nga të pranishmit në takim u kërkua që këto rekomandime të zbatohen, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të qetë dhe të sigurt në shkolla për fëmijët e tyre.

Në mesin e rekomandimeve në këtë hulumtim është edhe ngritja e nivelit të bashkëpunimit mes Policisë, Drejtorisë së Arsimit, drejtorëve të shkollave, prindërve dhe nxënësve, organizimi i ligjëratave të ndryshme, shpërndarje të fletushkave, mbajtja e aktiviteteve të tjera me qëllim të parandalimit të dukurive negative etj. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.