Rritet bashkëpunimi mes Komunës së Kaçanikut dhe asaj të Hanit të Elezit

KaçanikPostuar: 12:52 / 18.01.2018

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Nënkryetarin Mazllum Qajani.

Në takim u diskutua për vazhdimin e formave të bashkëpunimit mes dy komunave, ndërsa përfaqësuesit nga Hani i Elezit i uruan Nënkryetarit të Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra zgjedhjen e tij si Nënkryetar Komune, transmeton InfoKomuna.

Gjatë këtij takimi i rikonfirmua edhe njëherë bashkëpunimi mes dy komunave në ngritjen e mirëqenies qytetare.
/InfoKomuna/