Rrugët në Kaçanik të kalueshme nga bora

KaçanikPostuar: 16:52 / 22.01.2018

Mbahet mbledhja e ekzekutivit komunal në Kaçanik, diskutohet edhe gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës

Kryetari i Komunës Besim Ilazi, udhëhoqi mbledhjen e ekzekutivit komunal, në të cilën u diskutua edhe për gjendjen pas reshjeve të borës, transmeton InfoKomuna.

Drejtoria e Shërbimeve Publike njoftoi se tashmë të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Kaçanikut janë të pastruara nga bora dhe të kalueshme për qarkullim, ndërsa vështirësi paraqiten në zonat më të thella malore.

Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, edhe më tutje është në terren, duke bërë pastrimin e rrugëve tashmë edhe në fshatrat më të thella malore, kiu zakonisht paraqiten vështirësi më të mëdha qarkullimi.

Mes tjerash në takim u bë e ditur se kanë filluar vizitat dhe matjet në shumë rrugë e rrugica në përgatitje të projekteve, të cilat rrugë janë paraparë që të rregullohen dhe asfaltohen për vitin 2018.

Në takim nga drejtorët e drejtorive komunale, u bë e ditur se punët në sektor të ndryshëm komunal, në shërbime të ndryshme komunale, janë duke vazhduar pa ndonjë problem të theksuar. /InfoKomuna/