Shumë projekte kapitale pritet të implementohen në Kaçanikut

KaçanikPostuar: 13:33 / 11.03.2019

Në mbledhjen e fillimjavës të udhëhequr nga nënkryetari Ylber Bajra, u diskutuan punët dhe aktivitetet javore të ekzekutivit komunal. Së shpejti pritet të fillojnë projekte të shumta kapitale që për qëllim kanë rregullimin e jetës së qytetarëve kaçanikas.

Procedurat e nevojshme kanë filluar edhe në projektet që se shpejti pritet implementimi i tyre, si “Ndërtim i trotuarit në fshatin Bajnicë-faza II”, matjet dhe përgatitjet finale për projektin “Rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve të qytetit”, ndërsa janë përcjellë projektet për financim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, "Ndërtim i kanalizimit në fshatin Ivajë" dhe projekti “Ndërtim kanalizimit fekal në fshatin Shtrazë”.

Në përgatitje finale të procedurave të nevojshme janë edhe shumë projekte të tjera kapitale që së shpejti pritet të fillojnë së implementuari.

Në takim u diskutuan edhe punët dhe aktivitetet e drejtorive tjera dhe sektorëve komunal, të realizuara nga gjatë javës së kaluar si dhe u shpalosën planifikimet për javën që sapo kemi nisur. /InfoKomuna/