Të rinjtë e Kaçanikut pjesë e Konferencës në Irlandë

KaçanikPostuar: 11:48 / 13.10.2017

Me përkrahje të kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, të rinjtë nga kjo komunë do të jenë pjesë e Konferencës “Aleanca Globale për të margjinalizuar dhe barabarësi” që mbahet në Irlandë.

Komuna e Kaçanikut po përfaqësohen nga Ariana Çaka e cila njëherit është koordinatore për Ballkan në kuadër të kësaj Konference, si dhe nga vullnetaret e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Kaçanik, Zana Lika dhe Arta Rakoci, përcjell InfoKomuna.

Ky takim do të jetë i një rëndësie të veçantë sepse do të shkëmbehen përvoja dhe ide të ndryshme, ndërsa përfaqësueset nga Komuna e Kaçanikut do të kenë mundësinë që të jenë pjesë e aktiviteteve të edukimit joformal ndërkombëtar.

Konferenca do të fillojë punimet nga sot deri më 18 tetor 2017 në Irlandë. /InfoKomuna/