TIKA investon në Kaçanik në fushën e blegtorisë

KaçanikPostuar: 12:29 / 30.04.2018

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra, priti sot në takim përfaqësues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TİKA.

Shefi i Zyrës së organizatës TIKA në Kosovë - Hasan Burak Ceran, njoftoi se kjo organizatë ka përzgjedhur Komunën e Kaçanikut në mesin e nëntë komunave të tjera, për të investuar në lëmin e blegtorisë, në bashkëpunim me fakultetin e Bujqësisë- sektori i Blegtorisë.

Ai tutje shtoi se fillimisht do të bëhet një hulumtim në terren për të parë nga afër mundësitë e investimeve në këtë anë, për të vazhduar më pas me përpilimin e programit.

Nga ana tjetër nënkryetari Ylber Bajra, falënderoi Organizatën TIKA për investimet e realizuara, ndërsa tha se Kaçaniku si një vend kodrinor malor i plotëson parakushtet e nevojshme për zhvillim të blegtorisë. Nënkryetari Bajra tha se komuna do të jetë e gatshme për bashkëpunim me të gjitha kapacitetet që posedon.

Nga ana tjetër Profesori Universitar, Pro Dekani u Fakultetit të Bujqësisë, tha se fillimisht do të realizohen hulumtime në terren, ndërsa falënderoi për bashkëpunim asamblistin Bekim Koxha si dhe ekspertin e bujqësisë Xhelal Luma. Në takim prezantuan Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Fatmir Loku.

Vitin e kaluar Organizata TIKA kishte investuar në Kaçanik në sektorin shëndetësorë, me disa aparatura mjekësore. /InfoKomuna/