Tri fshatra të Kaçanikut përfitojnë asfaltim rrugësh

KaçanikPostuar: 17:03 / 12.11.2018

Banorët e fshatit Elezaj, Stagovë dhe Kaçanik i Vjetër kanë përfituar asfaltimin e disa rrugëve dhe rrugicave nga buxheti vetjak i Komunës dhe me mbështetje të Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë prej rreth 100 mijë eurosh.

Komunarët kanë deklaruar se përveç këtyre projekteve në shumicën e fshatrave po realizohen projekte të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i kësaj komune Besim Ilazi, në mbledhjen e fundit me drejtorët e sektorëve të ndryshëm ka njoftuar për dhjetëra projekte të cilat po realizohen në terren.