Varrimi i policit Armend Trena bëhet sot pasdite

KaçanikPostuar: 09:52 / 08.05.2018

Varrimi i policit Armend Trena do të bëhet sot në ora 16:00 në fshatin Begracë, komuna e Kaçanikut, te varrezat afër xhamisë së fshatit.

Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi kishin rënë më 28 prill në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanit. Trupi i Malsor Dashit ishte gjetur para 5 ditësh, përderisa trupi i Armend Trenës u gjet gjatë ditës së djeshme.

Për gjetjen e trupit të pajetë të tij, njoftoi Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca dje në orën 16:50, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, gjetën trupin e Trenës.

Familjarët e Armend Trenës përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se varrimi i policit do të bëhet këtë pasdite. 

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.
PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...