Vazhdojnë punimet në projektet infrastrukturore në Kaçanik

KaçanikPostuar: 12:40 / 24.08.2018

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, vizitoi vendpunishtet në rregullimin e rrugës në Lagjen Luzha në Begracë si dhe në rregullimin e kanalizimit në disa lagje në Kaçanik të Vjetër.

Kryetari Ilazi u shpreh i kënaqur me punimet që janë duke u realizuar, ndërsa shtoi se në këtë kohë janë duke u realizuar shumë projekte kapitale në rregullimin e infrastrukturës në Komunën e Kaçanikut.

Punimet në rrugën Luzha janë bashkërenduar nga Komuna e Kaçanikut me Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa punimet në rregullimin e kanalizimit në disa lagje në Kaçanik të Vjetër janë duke u realizuar në kuadër të projektit komunal një vjeçarë për ndërtimin e kanalizimit nga Komuna e Kaçanikut. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.
PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...