Vazhdon bashkëpunimi i Komunës së Kaçanikut dhe Policisë Kufitare

KaçanikPostuar: 12:21 / 18.07.2019

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim Drejtorin Rajonal të Policisë Kufitare - rajoni i lindjes Nënkolonelin, Rexhep Sijarina.

Kryetari Ilazi fillimisht falënderoi nënkolonelin për vizitën në Komunën e Kaçanikut, ndërsa u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me këtë sektor të policisë.

Në këtë takim u koordinuan aktivitetet e përbashkëta në krijim të bashkëpunimeve konkrete mes këtyre dy institucioneve në të mirë të shoqërisë. /InfoKomuna/