Vazhdon implementimi i planit lokal për menaxhimin e mbeturinave në Kaçanik

KaçanikPostuar: 16:04 / 08.05.2019

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Kaçanikut është duke vazhduar implementimin e Planit Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave.

Siç thuhet në njoftim, edhe 22 familje nga sot do të jenë pjesë e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave që realizohet nga Kompania “ Pastërtia”.

Drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani, bëri të ditur se 22 familjeve në fshatin Gabrricë u janë shpërndarë shportat e mbeturinave 120 litra dhe njëkohësisht janë bërë pjesë e shërbimeve publike për grumbullimin e mbeturinave.

Sipas Planit të Menaxhimit të Mbeturinave synohet rritja e mbulueshmërisë së shërbimit të grumbullimit të mbeturinave për ekonomitë familjare dhe bizneset si në qytet po ashtu edhe në fshatra të komunës sonë. /InfoKomuna/