Vihet gurthemeli i objektit të ri shkollor në Kovaqec të Kaçanikut

KaçanikPostuar: 15:26 / 11.10.2017

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Emin Koraqi babi i dëshmorit Raif Koraqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, vendosën gurëthemelin për objektin e ri shkollor në fshatin Kovaqec të Shkollës Fillore " Idriz Seferi".

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi tha se ky projekt është i një rëndësie jetike për banorët e kësaj ane, të cilët më nuk do të përballen me problemin e infrastrukturës së vjetër shkollore për fëmijët e tyre, përcjell InfoKomuna.

Kryetari theksoi se fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë, andaj investimi në arsim do të jetë prioritet në vazhdimësi për Komunën e Kaçanikut sepse arsimi është çelësi i së ardhmes së ndritur.

Në kuadër të investimeve në arsim, janë duke u ndërtuar edhe dy objekte të reja shkollore në fshatrat Glloboqicë dhe Kaçanik të Vjetër. Shkolla e re në Kovaqec do të financohet në tërësi nga buxheti komunal./InfoKomuna/