Zviceranët interesohen për problemet që ballafaqohet Komuna e Kaçanikut

KaçanikPostuar: 15:49 / 07.09.2018

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim një delegacion të shtetasve zviceran, të cilën kanë ardhur për vizitë në Kosovë, përmes bashkatdhetarit Ylber Palloshi.

Delegacioni nga Zvicra u interesua të dijë më shumë për mënyrën e funksionimit të komunës si dhe problemet e ndryshme me të cilat ballafaqohet, ndërsa falenderuan Kryetarin për mikpritje.

Kryetari Ilazi, fillimisht falënderoi delegacionin zviceran për vizitën, ndërsa shprehu falënderim të veçantë për popullin zviceran për mbështetjen e dhënë popullit të Kosovës në kohërat më të vështira.

Kryetari Ilazi po ashtu njoftoi se mbështetja e qeverisë zvicerane është duke vazhduar edhe tani, ku përmes projekteve DEMOS dhe CDF qytetarët e Kaçanikut kanë përfituar shumë projekte në ndërtimin e mirëqenies qytetare.

Në fund Kryetari Ilazi uroi që gjatë kësaj vizite ky delegacion të kaloj qaste të mira në Kosovë dhe të përcjellin nga këtu mesazhe të paqes dhe mirësisë mes dy vendeve. /InfoKomuna/