Kamenica zgjedhet partnere dhe përfituese e projektit nga UNDP-ja

KamenicëPostuar: 16:20 / 13.09.2017

Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, ka njoftuar se pas një procesi të detajuar dhe konkurrues, komuna jonë është përzgjedhur si një nga pesë komunave partnere për të bashkëpunuar me Projekti ReLOaD.

Projekti ReLOaD do të ofrojë mbështetje teknike për të zbatuar metodologjinë transparente dhe të bazuar në projekte për ndarjen e fondeve publike për organizatat e shoqërisë civile (OSHC-ve), duke ndarë fonde për OSHC-të në bashkëpunim me komunën.

Implementimi i projektit do te behet duke filluar nga muajt e pare te vitit qe vjen.

Falenderim i veqante per UNDP-ne dhe ekipin e komunes ne krye me Drejtorin Valon Maliqi për kompletimin e aplikacionit te Komunes së Kamenicës.
Komuna përfiton nga ky projekt mbi 100.000 euro.

/InfoKomuna/