Kamenicë: Kastrati bashkë me zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe FSK vizitojnë urën e rrënuar në Ajnoc

KamenicëPostuar: 12:39 / 12.01.2021

Kamenicë – Qëndron Kastrati së bashku me zyrtarin e Ministrisë së Infrastrukturës, Isa Berisha, dhe ekipën për vlerësimin e gjendjes nga FSK, kanë vizituar urën e rrënuar nga vërshimet në fshatin Ajnoc.

I pari i komunës ka thënë se ekipet janë vazhdimisht në terren duke u munduar të bëjnë zgjidhje për qytetarët.
“Mbrëmë në orët e vona, vizituam urën e rrënuar si pasojë e vërshimeve në Ajnoc, fshat ky që lidhë Kamenicën me Krilevën, Strezocin e fshatra tjera, si dhe me Komunën e Prishtinës. Bashkë me Isa Berishën, zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe ekipin e inxhinierëve për vlerësimin e gjendjes nga FSK, pamë nga afër gjendjen e krijuar. Ekipet tona janë vazhdimisht në terren për menaxhim të situatës dhe po mundohemi të bëjmë një zgjidhje për qytetarët tanë”, është shprehur ai./rajonipress/