Kamenicë: Kryetari i Komunes ka thënë se Komisioni për vlerësimin e dëmeve është në terren tek qytetarët dhe bizneset që janë prekur nga vërshimet

KamenicëPostuar: 11:45 / 19.01.2021

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se pas vërshimeve të fundit që ndodhën, komisioni për vlerësimin e dëmeve është në terren për të ndihmuar qytetarët e bizneset që kanë pësuar dëme.

I pari i komunës ka thënë se pas vlerësimit të dëmeve do të bëhet raporti i cili do të përcjellët në Qeverinë e Kosovës për kompensim.

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve, është në terren gjatë gjithë kohës tek qytetarët e bizneset që janë prekur nga vërshimet. Pasi të përfundojë vlerësimi dhe të bëhet raporti me të gjitha detajet, do ta përcjellim në Qeverinë e Kosovës, meqenëse ne si komunë nuk kemi fond të veçantë për kompensim nga fatkeqësitë natyrore. Vazhdojmë me punë”, ka thënë ai./rajonipress/