Certifikohen edhe 43 përfitues të aftësimit profesional nga Kamenica

KamenicëPostuar: 14:23 / 05.12.2018

Janë certifikuar edhe 43 përfitues të aftësimit profesional nga komuna e Kamenicës. Përfituesit u aftësuan në këto fusha: 8 për ngrohje qendrore; 3 për saldim; 16 për rrobaqepësi; 14 për floktari dhe 2 për teknologji informative.

Projekti “Përkrahje Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik në Nivel Komunal”, i financuar nga Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Gjermane dhe zbatuar nga "Help" në periudhë kohore 5-mujore.

Komuna e Kamenicës dhe Help do të bashkëpunojnë në çështjet e mëposhtme gjatë zbatimit të projektit: Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Zhvillimore te Komunës se Kamenicës. Mbështetje ne ndërtim te kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve profesionale. Mbështetje zhvillimit te ndërmarrësisë dhe ndërmarrjeve të vogla, veçanërisht në funksion të rritjes së punësimit dhe krijimit të vendeve të reja te punës si dhe krijimin e kushteve konkurruese për tërheqjen e investimeve.

Qëllimi i projektit

Projekti fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të grupeve të cenueshme ne sferën ekonomike dhe shoqërore, ne mënyrë që te ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. Përderisa objektiva është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme.

"Help" do të ofrojë trajnime profesionale për së paku 40 qytetarë të Komunës së Kamenicës. Identifikimi dhe rrjetëzimi me partnerë brenda kuadrit të projektit me vëmendje të veçantë tek bizneset e vogla. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.