Dëmtohet rëndë rruga e shtruar para një viti [FOTO]

KamenicëPostuar: 14:42 / 16.03.2018

Rruga Hogosht-Lisock, në komunën e Kamenicës, ndonëse është shtruar që një vit, ajo tani është në gjendje shumë të keqe.

Në bazë të këtyre fotografive të dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet dëmtimi i asfaltit, qarje të thella, e në disa pjesë sa nuk është shembur.

Nuk dihet a ka qenë cilësia e asfaltit e dobët apo mjetet e rënda që kanë shkaktuar dëme, mirëpo një gjë është e sigurt që kjo rrugë është asfaltuar para një viti.

Nuk është hera e parë që e shohim një gjendje të tillë të rrugëve, pasi edhe në disa komuna të tjera në disa rrugë të asfaltuara ka dëmtime./Indeksonline/